Liqeni i Shkodrës, më i madhi në Gadishullin e Ballkanit

Është më i madhi në Ballkan, me një sipërfaqe nga 360-540 km2, dhe së bashku me Lumenjtë Moraça, Drini e Buna përfaqëson një sistem unik, me potenciale të larta natyrore, biologjike dhe hidrologjike. Liqeni është 45 km i gjatë dhe 13km i gjerë dhe grumbullon ujërat nga pellgu ujëmbledhës prej rreth 5.179km2. Thellësia mesatare është 7-10m, ndërsa maksimalja 44m. Nga ky liqen buron Buna, që derdhet në Adriatik. Dikur, liqeni shtrihej deri në rrëzë të Alpeve. Tiparet e sotme të liqenit...