Michael Glen

Konferenca ndërkombetare e “Interpret Europe” mbi rëndësinë e përkujdesjes së trashëgimisë

Dita e dytë e konferencës, prezantuar nga Peter Seccombe, Angli solli për pjesëmarrësit ligjërata tepër interesante për kulturën, trashëgiminë botërore, turizmin, muzetë, arkitekturën etj. Referimi kryesor u mbajt nga Dirk Gotzmann, drejtor i ‘CIVILSCAPE’, Gjermani. Prezantimi kishte në fokus Konventën e Këshillit të Europës për Peisazhin ose ndryshe quajtur Konventa e Florencës. Gotzmann na kujtoi se peizazhi është i lidhur pazgjidhshmërisht me perceptimin personal që përfshin të gjitha shqisat tona. Ndër prezantimet e ditës së dytë, do të veçonim përfaqësimin e Shqipërisë...

Konferenca ndërkombetare e “Interpret Europe” mbi rëndësinë e përkujdesjes së trashëgimisë

Interpret Europe çeli siparin e konferencës ndërkombëtare me temë: “Fostering Heritage Communities” më 8 Maj 2020. Kjo është hera e parë, që një event i tillë katër-ditor mbahet online nga IE për më shumë se 150 pjesëmarrës nga 35 vende. Instituti i Edukimit, Trashëgimisë dhe Turizimit, IETT si anëtar i Interpret Europe prej vitit 2019, ndoqi me vëmendje të gjitha sesionet e ditës së parë. Konferenca u hap me një fjalim përshëndetës nga Z. Thorsten Ludwig, drejtor organizativ i IE që...