Në qendër të qytetit të Elbasanit, shumë pranë Rrapit të Bezistanit, ndodhet një shtëpi karakteristike, e cila në vitin 1986 u kthye në muze. Ky muze, i cili përfaqëson traditat dhe mënyrën e të jetuarit në Elbasan, gjendet në një nga shtëpitë e vjetra të qytetit. Ndërtesa është 200 vjeçare dhe përfaqëson shtëpitë tipike të stilit post-mesjetar shqiptar. Për nga lloji, kultura dhe origjinaliteti, godina është nga më të rrallat në vend. Në planin kompozicional dhe në përgjithësi në konceptimin...