Muzeu Etnografik ose ndryshe Banesa e Llavdës ndodhet përgjatë rrugës kryesore për në kalanë e Beratit. Pas restaurimit të ndërtesës në vitin 1979, në ambientet e saj u vendos Muzeu Etnografik i Beratit. Kjo banesë karakteristike është aktualisht ndër të paktat në gjininë e banesave me çardak. Ajo vjen në ditët e sotme pa ndryshime të mëdha, duke ruajtur si vlerat e jashtme, ashtu dhe ato ornamentike në brendësi te saj. Në katin e sipërm na prezantohen disa shembuj të dhomave...