Instituti i Edukimit, Trashëgimisë dhe Turizmit mori pjesë në konferencën shkencore ndërkombëtare Ballkanologjia, edicioni i katërt, me temë kryesore: “Ballkani midis integrimit europian dhe bashkëpunimit rajonal”. Drejtori i IETT, Prof. Ass. Dr. Ramiz Zekaj referoi në këtë konferencë me temën: “Marrëdhëniet Ndërfetare në Ballkan dhe Multikulturalizmi në BE”. Aktiviteti u organizua nga Instituti i Trashëgimisë Shpirtërore dhe Kulturore të Shqiptarëve me qendër në Shkup. ITSHKSH përmes kësaj konference shkencore synoi të nxjerr në pah aspektet humane të përafrimit në mes të popujve, nëpërmjet...