Leksion: “Ekonomia frymëzuese në fushën e bujqësisë dhe zgjidhjet që ajo u ofron familjeve në zonat rurale”, IIIE dhe Organic Herb

Bujqësia është sektori më i rëndësishëm ekonomik në rajonet rurale të Shqipërisë. Në kuadër të serisë së leksioneve mbi ekonominë frymëzuese, të përgatitur nga IETT, Dr. Mohamed Buheji, gjatë vizitës së tij në ambientet e “Organic Herb”, mbajti një leksion me temën “Ekonomia frymëzuese në fushën e bujqësisë dhe zgjidhjet që ajo u ofron familjeve në zonat rurale”. Duke ndarë përvojat e tij, Dr. Buheji dha informacione dhe këshilla lidhur me zhvillimin afatgjatë të sipërmarrjes rurale, si një fushë shtesë veprimi.