Libri “Korça pa makijazh” i autorit Vepror Hasani, vjen për lexuesin shqiptar nga Instituti i Edukimit, Trashëgimisë dhe Turizmit, në një botim voluminoz dhe me shumë vlerë për të shkuarën historike të këtij qyteti, por edhe për rëndësinë e tij turistike. Në këtë vepër përshkruhet historia e qytetit të Korçës, jo si një legjendë a gojëdhënë, por me datë të saktë themelimi dhe me vërtetësi në çdo ngjarje e në çdo detaj. Ajo është produkt i bashkëpunimit me disa autorë elitarë...