Trashegimi

Muzeu “Gjon Mili”

Gjon Mili është një nga fotografët më të mëdhenj të shekullit të XX. I lindur në Korçë në vitin 1904, ai emigroi bashkë me familjen kur ishte fare i vogël, fillimisht për t’u ndalur në Rumani, ku mbaroi dhe shkollën e mesme, e pastaj në SHBA. Ishte pikërisht në Shtetet e Bashkuara ku Mili e ktheu në art pasionin e tij të jetës, fotografinë, si dhe ndriçimin, për të cilin kreu dhe studimet përkatëse si inxhinier ndriçimi në universitetin e...

Mali i Polisit

Mali i Polisit, mali plot ngjyra dhe pamje magjepsëse shtrihet nga gryka e Shkumbinit, në veri deri në Sopot e Shpellë në jug. Dallohet për relievin tepër kompleks, ku mbizotërojnë lartësitë mbi 1,000m. Në pamje të përgjithshme ka formën e një pllake të madhe gëlqerore të valëzuar dhe tepër të copëtuar, të rrethuar nga të gjitha anët prej shpatesh të thepisura. Bimësia e Malit të Polisit, për shkak të zhvillimit të karstit, në kreshtën e tij është e varfër, dhe...

Alpet

Alpet Shqiptare janë një nga territoret më atraktive dhe më magjepsëse të trevave shqiptare, me bukuri të shumta natyrore dhe pasuri të mëdha turistike. Ato përbëjnë krahinën më malore dhe interesante të vendit tonë dhe na radhitin ndër vendet e pakta të Evropës me Alpe. Këtu ndodhen dhe shumica e majave të Shqipërisë me lartësi mbi 2,000m mbi nivelin e detit, majën më të lartë e Alpeve, Jezerca (2,694m), e dyta pas majës së Korabit (2,751m). Relievi ka formën e një...

Muzeu i Pogradecit

Muzeu i Pogradecit ndodhet në qendër të qytetit dhe përbëhet nga 3 pavianë kryesorë dedikuar Arkeologjisë, Etnografisë dhe Historisë. Artefaktet dhe dokumentet historike janë vendosur në mënyre kronologjike dhe tipologjike që vizitorët të kenë mundësinë të ndjekin evolucionin e objekteve në ekspozitë; mjetet e punës, qeramikat, mjetet e luftës, bizhuteritë, monedhat dhe veshjet. Muzeu i Pogradecit është një godinë dy-katëshe, që ekspozon objekte qe fillojnë nga vendbanimet më të vjetra në zonën e Pogradecit. Koleksioni përbëhet nga një sërë objektesh që...

Parku Arkeologjik i Finiqit

Qyteti antik i Foinikës mori statusin Park Arkeologjik Kombëtar në vitin 2005. Foinikia ka një histori të lashtë, e cila ka qenë kryeqendra e kaonëve, ndërsa në shekullin III u bë kryeqyteti i gjithë shtetit të Epirit. Sipas Polibit, ka qenë qyteti më i fortifikuar i Epirit. Ngrihej në një kodër në formën e një anijeje të përmbysur. Parku Arkeologjik i Finiqit ndodhet në një kodër 283 m mbi nivelin e detit, 9 km në lindje të qytetit të Sarandës. Fshati...

Muzeu i Artit Oriental ‘Bratko’

Muzeu Oriental “Bratko” u çel në qershor të vitit 2003 duke përmbushur ëndrrën e Dhimitër Mborjes (1903-1990), i cili ishte artist, fotograf dhe koleksionist artit aziatik dhe antikuareve. Mborja ka lindur në Korçë, ndonëse ai udhëtoi shumë nëpër botë dhe u vendos në Amerikë gjatë pjesës më të madhe të jetës së tij. Gjergj Dhimitër Mborjes ishte nje fotograf i famshëm shqiptar në Hollywood, emri i të cilit qarkullonte në Tiranën komuniste për historinë e dashurisë me vajzën e mitur të...

Parku Arkeologjik Kombëtar i Antigonesë

Antigonea është një nga qytetet antike më të mëdha në territorin e Shqipërisë dhe vendbanimi antik më i rëndësishëm i Luginës së Drinos. Parku Kombëtar Arkeologjik i Antigonesë ndodhet vetëm 14 km në lindje të Gjirokastrës, pranë fshatit Saraqinishtë në Luginën e Drinos. Antigonea u themelua nga Mbreti Pirro i Epirit (319 – 272 p.e.s.), nga i cili fitojmë shprehjen ‘një fitore si ajo e Pirros’, (fitore e arritur me një kosto të tillë që vlen për të diskutuar) pas pushtimit...

Parku Arkeologjik Kombëtar Apollonia

Apollonia është një qytet antik në Shqipëri, ndër më të mëdhenjtë në pellgun e Adriatikut dhe më i përmenduri ndër 30 qytetet e tjera antike.  Është themeluar rreth fillimit të shek. të IV p.e.s., ndërsa rrënojat e Apolonisë janë zbuluar në fillim të shek. XIX. Gjurmët më të hershme arkeologjike janë disa objekte të kohës së hekurit, tipike të kulturës ilire. Nga shekujt e parë të jetës së qytetit ruhen disa rrënoja të murit mbrojtës dhe të një tempulli arkaik...

Muzeu Etnografik i Beratit

Muzeu Etnografik ose ndryshe Banesa e Llavdës ndodhet përgjatë rrugës kryesore për në kalanë e Beratit. Pas restaurimit të ndërtesës në vitin 1979, në ambientet e saj u vendos Muzeu Etnografik i Beratit.  Kjo banesë karakteristike është aktualisht ndër të paktat në gjininë e banesave me çardak. Ajo vjen në ditët e sotme pa ndryshime të mëdha, duke ruajtur si vlerat e jashtme, ashtu dhe ato ornamentike në brendësi te saj. Në  katin e sipërm na prezantohen disa shembuj të dhomave...

Muzeu Etnografik i Elbasanit

Në qendër të qytetit të Elbasanit, shumë pranë Rrapit të Bezistanit, ndodhet një shtëpi karakteristike, e cila në vitin 1986 u kthye në muze. Ky muze, i cili përfaqëson traditat dhe mënyrën e të jetuarit në Elbasan, gjendet në një nga shtëpitë e vjetra të qytetit. Ndërtesa është 200 vjeçare dhe përfaqëson shtëpitë tipike të stilit post-mesjetar shqiptar. Për nga lloji, kultura dhe origjinaliteti, godina është nga më të rrallat në vend. Në planin kompozicional dhe në përgjithësi në konceptimin...