IETT mori pjesë në udhëtimin e organizuar nga projekti INNOViMENTOR

Qendra Rajonale për Zhvillim dhe Bashkëpunim – RCDC, partneri shqiptar i Projektit INNOViMENTOR organizoi një udhëtim me përfaqësues të ndryshëm të mediave dhe institucioneve të specializuara në udhëtim dhe turizëm. Fokusi i këtij organizimi ishte vizita në 10 vende turistike në territorin e Tiranës si: Muzeun Historik Kombëtar, Kullën e Sahatit, Pedonalja, Parkun kombëtar, Petrelë, ujëvarën e Shëngjergjit etj. Pjesëmarrësit treguan interes për të njohur këto vende, sitet, monumentet dhe objektet e përzgjedhura posaçërisht për këtë udhëtim. Programi ishte hartuar me kujdes duke...