turizem

IETT pjesë e Konferencës së 14-të ECTN për Turizmin Kulturor në Evropë

“Rigjenerimi i Turizmit Evropian përmes Kulturës, Trashëgimisë dhe Kreativitetit” është tema e konferencës ndërkombëtare të ECTN, e cila mbahet nga 20-23 tetor në Athinë, Greqi. Instituti i Edukimit, Trashëgimisë dhe Turizmit ishte pjesë e konferencës me temë: “Sitet arkeologjike dhe muzetë si atraksione turistike kulturore në Shqipëri” prezantuar nga Drejtori i IETT, Prof.Ass. Dr Ramiz Zekaj. Konferenca e 14-të ECTN ka në fokus tendencat më të fundit në fushën e kulturës, trashëgimisë dhe turizmit të qëndrueshëm, duke përfshirë inovacionin, dixhitalizimin, kreativitetin dhe...

Marrëveshje partneriteti mes IETT dhe Balkan Pearls Tour Operator

Instituti i Edukimit, Trashëgimisë dhe Turizmit (IETT) dhe Balkan Pearls Tour Operator nënshkruan një “Marrëveshje Partneriteti”, me qëllim për të bashkëpunuar në sektorin e turizmit dhe jo vetëm, në nivel kombëtar dhe ndërkombëtar. Kjo marrëveshje u nënshkrua nga Prof. Ass. Dr. Ramiz Zekaj, Drejtor Ekzekutiv i IETT dhe znj. Vilma Meta, Administratore e Balkan Pearls Tour Operator. Disa prej shërbimeve që do të ofrojë IETT në bashkëpunim me Balkan Pearls Tour Operator janë: Trajnime dhe kurse për agjentët e udhëtimit. Praktikë për studentët e...

Përmbyllet me sukses trajnimi 5-ditor “Certified Interpretive Guide”, CIG

Trajnimi “Certified Interpretive Guide”, CIG i sjellë për herë të parë në Shqipëri nga Instituti i Edukimit, Trashëgimisë dhe Turizmit në bashkëpunim më Interpret Europe IE, u përmbyll me sukses pas 5 ditësh intensive dhe një programi i cili përgjatë 40-orëve siguroi një paketë të gjithanshme e të larmishme mjetesh për të kthyer çdo fenomen në një përvojë dhe audiencat pasive në aktive. Ky trajnim i njohur në nivel ndërkombëtar është krijuar për këdo në fushën e turizmit, trashëgimisë kulturore, muzeologjisë, interpretimit por jo vetëm,...

Për herë të parë në shqipëri realizohet trajnimi 5-ditor “Certified Interpretative Guide”, CIG

Instituti i Edukimit, Trashëgimisë dhe Turizmit, IETT, në bashkëpunim me Interpret Europe, zhvilloi sot ditën e parë të trajnimit 5-ditor, Interpretive Guides Training, CIG. Takimi nisi me fjalën përshëndetëse nga koordinatorja e IETT, znj. Anisa Hykaj, e cila iu uroi mirëseardhjen pjesëmarrësve dhe bëri një prezantim të shkurtër të lektores, Valya Stergioti, koordinatore e trajnimeve të Interpret Europe, me më shumë se 20 vjet përvojë profesionale dhe asistentit lektor Max Dubravko Fijacko, trajnues i çertifikuar Interpretimi dhe koordinator i trashëgimisë kulinare. Programi i...

IETT mori pjesë në webinar-in e “Organizatës Botërore të Turizmit”- UNWTO

UNWTO (United Nations World Tourism Organisation) është një agjenci e specializuar e Kombeve të Bashkuara me fokus promovimin, zhvillimin e qëndrueshëm, sjelljen e risive, investimeve dhe transformimeve dixhitale të turizmit si një prej sektorëve më të rëndësishëm të ekonomisë botërore. Përpjekjet për një rikthim të sigurt është sfida që po kalon turizmi në mbarë botën. Nisur nga situata e krijuar nga COVID -19 dhe ndikimeve që ka patur te njerëzit, bizneset dhe vendet në të gjithë botën, UNWTO në bashkëpunim me...

Ambasadori i Shqipërisë në Arabinë Saudite viziton stendën e IETT

Në ambientet e IETT në Panairin Ndërkombëtar të Turizmit – Edicioni i 10-të, Prof. Dr. Ramiz Zekaj i shprehu mirëseardhjen ambasadorit të Shqipërisë të akredituar në Rijad të Arabisë Saudite, z. Sami Shiba. Në vizitën që zyrtari më i lartë shqiptar zhvilloi pranë stendës së IETT në këtë panair, vlerësoi pjesëmarrjen e Shqipërisë, për të tretin vit radhazi, në këtë event të nivelit mbarëbotëror në fushën e turizmit. Një pjesëmarrje e tillë vjen në kuadër të gjallërimit të turizmit shqiptar, i...

IETT merr pjesë në Panairin Ndërkombëtar të Turizmit në Xheda

Më dt. 26 shkurt 2020 u hap zyrtarisht Panairi Ndërkombëtar i Turizmit, edicioni i 10-të në ambientet e hotelit Hilton, në qytetin e Xheda të Arabisë Saudite. Në ceremoninë e hapjes, përfaqësuesi i guvernatorit të rajonit të Mekës dhe guvernantori i rrethit të Xhedas, princi Saud bin Abdullah bin Xhelui përshëndeti pjesëmarrësit dhe u uroi mirëseardhje të pranishmëve. Organizatorët e panairit vlerësuan përpjekjet e pjesëmarrësve në rinovimin e objektivave dhe ideve të këtij panairi, të kthyer tashmë në traditë, nëpërmjet prezantimit te...