UNESCO

Gjirokastra

Gjirokastra, pjesë e trashëgimisë botërore,  është një qytet i veçantë në jug të Shqipërisë,  ndërtuar në shpatet e pjerrëta, me shtëpitë prej guri që duket sikur janë ngritur mbi njëra-tjetrën. Aty gjendet pazari dhe kalaja më e vjetër e gjithë Ballkanit së bashku me shtëpitë më të famshme në vend, si ajo e fëmijërisë së Ismail Kadaresë apo Enver Hoxhës, por edhe të familjeve të tjera vendase të shquara, në rrugët me kalldrëm të këtij qyteti. Nga faqja e këtij...

Butrinti

Butrinti u shpall vend i Trashëgimisë Botërore nga UNESCO në vitin 1992 dhe kryeson çdo listë të atraksioneve ndërkombëtare që duhen parë në Shqipëri. Rrënojat e tij 2500-vjeçare brenda një parku madhështor të gjelbër e me një hapësirë prej 30 km, janë disa nga më të bukurat e të mirëmbajturat në Evropë. Parku Kombëtar i Butrintit përfshin një diversitet natyror,  gjysmë natyror dhe habitate artificiale si: këneta me ujë të freskët, kallamishte, pyje dhe makje mesdhetare, fusha të mbjella, taraca me...

Berat

Berati me arkitekturën e veçantë të tij, ka bërë që të pozicionohet si një nga vendet e Trashëgimisë Botërore UNESCO në Shqipëri. I ndarë në dy lagje historike, Mangalemin dhe Goricën, nga lumi Osum, qyteti bashkohet përmes urës së gurtë të Goricës. Ky qytet, një herë e një kohë i quajtur Antipatrea, është i rrethuar nga Tomori dhe Shpiragu, dy nga malet më mitike të Shqipërisë. Trashëgimia kulturore e qytetit të Beratit është unike, mjaft e pasur dhe e larmishme. Trashëgimia...

Rrajca

Rrajca është një destinacion i preferuar i turistëve vendas dhe të huaj sepse ofron bukuri të jashtëzakonshme natyrore. Në 7 korrik 2017, në Sesionin  e 41-të i Komitetit të Trashëgimisë Botërore, i mbledhur në Krakovë, Poloni u miratua zgjerimi i zonës së Trashëgimisë Botërore të pyjeve të vjetër të Ahut (Fagus sylvatica, L.) edhe me dy zona nga Shqipëria, duke i përfshirë ato në Listën e Trashëgimisë Botërore të Unesco-s. Rrajca gjendet pranë zonës së Përrenjasit apo Librazhdit dhe zë një hapësirë...

Lumi i Gashit

Me një sipërfaqe prej 3000 ha, lugina e Gashit gjendet në pellgun e parkut kombëtar të Valbonës, në verilindje të Alpeve, në rrethin e Tropojës, shumë larg zonës së banuar. UNESCO e ka përfshirë këtë rezervat të çmuar natyror në listën e trashëgimisë botërore të natyrës. Kjo mrekulli natyrore ruan një nga natyrat më të paprekura në Shqipëri! Pjesa më e madhe e sipërfaqës së Lumit të Gashit është thuajse terësisht e mbuluar me pyje të virgjëra ahu dhe pjesa tjetër...

Liqeni i Ohrit

Liqeni i Ohrit me një thellësi prej 285 m, është më i thelli në Ballkan dhe lag në pjesën më të madhe të tij Maqedoninë (Ohër, Strugë), dhe Pogradecin në Shqipëri. “Liqeni i dritës” u shpall pasuri natyrore nga UNESCO në vitin 1980 dhe që prej korrikut të vitit 2019, është pjesë e e trashëgimisë botërore. Plot 4 milionë vjet janë dashur që të krijohet një liqen i këtyre përmasave, dhe gjithçka filloi kur nisi të shembej toka në pjesën perëndimore...

Kodiku i Purpurt i Beratit

Kodiku i Purpurt i Beratit, i klasifikuar nga UNESCO te “Memorja e botës”, daton në shekullin VI dhe është i shkruajtur në pergamenë të purpurt. Ai është një nga katër kopjet e vetme të gjetura në të gjithë botën. I dyti është Kodiku i Artë (Codex Aureus) i shekullit IX, i shkruajtur në pergamenë me shkronja ari. Që të dy këta kodikë përmbajnë pjesë nga ungjijtë të shkruajtura në greqishten e vjetër. Kodiku i Purpurt i Beratit ka 190 fletë dhe...

Iso-polifonia

Arti i iso-polifonisë është shpallur nga UNESCO në vitin 2005 si trashëgimi gojore dhe shpirtërore e njerëzimit. Kjo mënyrë të kënduari e trashëguar në breza, tashmë njihet dhe si pasuri botërore si dhe përfshihet në 50 atraksionet më tërheqëse të popujve në botë. Edhe poeti i njohur britanik Bajroni, i magjepsur nga  iso-polifonia, i ka dedikuar disa vargje asaj. Koha e shpërbleu këtë trashëgimi të shqiptarëve nga shekulli në shekull, e ajo mbetet një nga më të mbrojturat e të paharruarat...