Gjirokastra, pjesë e trashëgimisë botërore, është një qytet i veçantë në jug të Shqipërisë, ndërtuar në shpatet e pjerrëta, me shtëpitë prej guri që duket sikur janë ngritur mbi njëra-tjetrën. Aty gjendet pazari dhe kalaja më e vjetër e gjithë Ballkanit së bashku me shtëpitë më të famshme në vend, si ajo e fëmijërisë së Ismail Kadaresë apo Enver Hoxhës, por edhe të familjeve të tjera vendase të shquara, në rrugët me kalldrëm të këtij qyteti. Nga faqja e këtij...
Butrinti u shpall vend i Trashëgimisë Botërore nga UNESCO në vitin 1992 dhe kryeson çdo listë të atraksioneve ndërkombëtare që duhen parë në Shqipëri. Rrënojat e tij 2500-vjeçare brenda një parku madhështor të gjelbër e me një hapësirë prej 30 km, janë disa nga më të bukurat e të mirëmbajturat në Evropë. Parku Kombëtar i Butrintit përfshin një diversitet natyror, gjysmë natyror dhe habitate artificiale si: këneta me ujë të freskët, kallamishte, pyje dhe makje mesdhetare, fusha të mbjella, taraca me...
Berati me arkitekturën e veçantë të tij, ka bërë që të pozicionohet si një nga vendet e Trashëgimisë Botërore UNESCO në Shqipëri. I ndarë në dy lagje historike, Mangalemin dhe Goricën, nga lumi Osum, qyteti bashkohet përmes urës së gurtë të Goricës. Ky qytet, një herë e një kohë i quajtur Antipatrea, është i rrethuar nga Tomori dhe Shpiragu, dy nga malet më mitike të Shqipërisë. Trashëgimia kulturore e qytetit të Beratit është unike, mjaft e pasur dhe e larmishme. Trashëgimia...
Rrajca është një destinacion i preferuar i turistëve vendas dhe të huaj sepse ofron bukuri të jashtëzakonshme natyrore. Në 7 korrik 2017, në Sesionin e 41-të i Komitetit të Trashëgimisë Botërore, i mbledhur në Krakovë, Poloni u miratua zgjerimi i zonës së Trashëgimisë Botërore të pyjeve të vjetër të Ahut (Fagus sylvatica, L.) edhe me dy zona nga Shqipëria, duke i përfshirë ato në Listën e Trashëgimisë Botërore të Unesco-s. Rrajca gjendet pranë zonës së Përrenjasit apo Librazhdit dhe zë një hapësirë...
Me një sipërfaqe prej 3000 ha, lugina e Gashit gjendet në pellgun e parkut kombëtar të Valbonës, në verilindje të Alpeve, në rrethin e Tropojës, shumë larg zonës së banuar. UNESCO e ka përfshirë këtë rezervat të çmuar natyror në listën e trashëgimisë botërore të natyrës. Kjo mrekulli natyrore ruan një nga natyrat më të paprekura në Shqipëri! Pjesa më e madhe e sipërfaqës së Lumit të Gashit është thuajse terësisht e mbuluar me pyje të virgjëra ahu dhe pjesa tjetër...
Liqeni i Ohrit me një thellësi prej 285 m, është më i thelli në Ballkan dhe lag në pjesën më të madhe të tij Maqedoninë (Ohër, Strugë), dhe Pogradecin në Shqipëri. “Liqeni i dritës” u shpall pasuri natyrore nga UNESCO në vitin 1980 dhe që prej korrikut të vitit 2019, është pjesë e e trashëgimisë botërore. Plot 4 milionë vjet janë dashur që të krijohet një liqen i këtyre përmasave, dhe gjithçka filloi kur nisi të shembej toka në pjesën perëndimore...
Kodiku i Purpurt i Beratit, i klasifikuar nga UNESCO te “Memorja e botës”, daton në shekullin VI dhe është i shkruajtur në pergamenë të purpurt. Ai është një nga katër kopjet e vetme të gjetura në të gjithë botën. I dyti është Kodiku i Artë (Codex Aureus) i shekullit IX, i shkruajtur në pergamenë me shkronja ari. Që të dy këta kodikë përmbajnë pjesë nga ungjijtë të shkruajtura në greqishten e vjetër. Kodiku i Purpurt i Beratit ka 190 fletë dhe...
Një performancë tradicionale popullore, e cila është ruajtur gjallë për shekuj me radhë në vendin tonë: Iso-polifonia. Një mënyrë e të kënduarit ku disa zëra sinkronizohen dhe shprehin në mënyrë të jashtëzakonshme qoftë pikëllimin, qoftë gëzimin. Këngët që zakonisht dëgjojmë në zonat jugore të Shqipërisë mbartin në vetvete një trashëgimi kulturore shumë të vlefshme. Nuk është për t’u çuditur që është përfshirë në 50 atraksionet më interesante në botë dhe mbrohet si trashëgimi kulturore jomateriale nga UNESCO. Mjaft interesante është...