18. 12. 2020
Instituti i Edukimit, Trashëgimisë dhe Turizmit (IETT), mori pjesë në takimin e radhës me anëtarët shqiptarë të Interpret Europe (IE), ku për të gjithë të regjistruarit e rinj u bë një prezantim i strukturës, misionit dhe përfitimeve që sjell antarësimi në IE.Gjithashtu u paraqit një raport i punëve vjetore të Interpret Europe si edhe planet për vitin 2021.
Një rëndësi e veçantë iu kushtua trajnimeve dhe risive të reja që mund të sillen në Shqipëri, në vazhdimësi të trajnimit të parë të ‘Guidës Interpretative të Çertifikuar (CIG)’ organizuar nga IETT në bashkëpunim me IE në shtator 2020 në Tiranë. Ky trajnim u cilësua nga pjesëmarrësit si një përvojë shumë e vlefshme për të gjithë ata që punojnë apo kanë lidhje me fushat e trashëgimisë dhe turizmit.
Në përfundim, u diskutua mbi planet e së ardhmes në drejtim të zhvillimit të projekteve të ndryshme në bashkëpunim me IE.