Ky botim u realizua me financimin e Institutit të Edukimit, Trashëgimisë dhe Turizmit. Botimi i vitit 2018. Teksti është përmbledhje e mësimeve të zhvilluara mbi këtë lëndë me studentë dhe mjekë, që prej vitit 1956. Ky libër mbi Tuberkulozin osteoartikular është zhvilluar pas përvojës 60-vjeçare të autorit si specialist në këtë fushë. Teksti i përgjigjet kryesisht programit të lu¬ës kundër T.B.C, mbas diskutimit dhe konsultimit të PKT.
Prof. Dr. Bedri Bylyku e nisi karrierën si mjek në vitin 1957. Dijet e përvetësuara gjatë specializimit në Rusi e Çekosllovaki i vuri në funksion të mjekësisë shqiptare, duke aplikuar ndërhyrjet kirurgjikale më të vështira. Përveç detyrës si shef i shërbimit të kirurgjisë për Tuberkulozin, ai ka udhëhequr nga ana teknike edhe sanatoriumet e Vlorës dhe të Sarandës. Po kështu ka punuar si pedagog i jashtëm në Fakultetin e Mjekësisë. Në vitin 2012 u dekorua nga Presidenti i Republikës Bamir Topi, me titullin ‘Mjeshtër i Madh”. Libri “Tuberkulozi Klinik” do të jetë një udhëzues i vlefshëm jo vetëm për mjekët e studentët, por edhe për të gjithë dashamirësit e leximit.
Ky libër është një pasqyrë jetësore e doktor Bylykut, ku lexuesit do të gjejnë të ndërthurura mjaft bukur leksionet mbi Tuberkulozin Osteoartikular, dhjetëra raste të rënda pacientësh të ndjekur prej tij si dhe këshilla të vyera për zhvillimin e mjekësisë në nivel primar, sekondar e terciar. Libri vjen pas një përvoje të gjatë dhe një pune shumëvjeçare të palodhur e dinamike.
Viti i botimit: 2018.
Numri i faqeve: 350.