Ujërat termale të Bënjës ndodhen rreth 13 km larg qytetit të Përmetit. Të njohura që në antikitet këto burime sulfurore, që dalin nga një çarje e thellë tektonike, janë të ndryshme e burojnë në të dyja anët e kanionit Lengarica. Çdo burim zotëron veti terapeutike të ndryshme për kurimin e sëmundjeve të lëkurës, stomakut, veshkave, reumatizmës etj. Burimet e ujërave termale janë natyrale dhe derdhen në vaska të vogla të një bukurie të çmueshme në brendësi të të cilave është e mundur të mblidhet edhe baltë termale, e përshtatshme për trajnimet e lëkurës.
Ky vend i rrethuar nga një natyrë e pandotur, paraqet një përzierje unike mes historisë, aventurës dhe natyrës. Përveç banjave termale atje gjendet edhe Kanioni Lengaricës dhe Ura e Katiut.
Këto ujëra janë një atraksion botëror turistik që tërheqin qindra mijëra turistë duke u kthyer kështu në një vlerë kombëtare. Ujërat Termale të Bënjës renditen ndër vendet me vlera kurative dhe destinacionet më të veçanta turistike të rajonit, kjo për shkak edhe të peizazhit të papërsëritshëm që ofrojnë kanioni dhe ura e vjetër e Langaricës.