Ura e Goricës, gjendet në qytetin e Beratit dhe është një nga urat e gurit më të mëdha në trevat shqiptare, njëkohësisht njëra prej urave më të vjetra të vendit.
Ura është e ngritur mbi lumin Osum, në qendër të Beratit. Është ndërtuar në shekullin XVIII, fillimisht prej druri, e më pas në kohën e Ahmet Kurt Pashës ajo u ribë me gurë. Më vonë ura kaloi edhe në disa faza ndërtimi në periudha të ndryshme, ku pati një rindërtim thuajse të plotë gjatë viteve 1920-1930, pas një një shpërthim me dinamit që e shkatërroi një pjesë të saj në mbarim të Luftës së Parë Botërore.
Ajo konsiderohet prej urave më të bukura të periudhës së Perandoisë Osmane ku vlerësohet veçanërisht për vlerat e veçanta arkitektonike. Gjatësia e urës është 127 metra dhe gjerësia 5 metra. Ka tetë këmbëza të ngulura thellë në ujë si dhe dy këmbëza të forta anësore në brigjet e lumit Osum.
Ura lidh qendrën e qytetit me lagjen Goricë. Kurse në mesjetë, ajo ka pasur funksion më të madh, pra ajo lidhte Beratin me Janinën dhe Gjirokastrën me Vlorën.
Turistët e shumtë që vizitojnë qytetin e një mbi një dritarëve kalojnë momente të mrekullueshme mbi urën në fjalë dhe mbesin të mahnitur me stilin dhe unikalitetin e këtij monumeti kaq të rëndësishëm të trashëgimisë sonë kultutrore.