Ura e Mesit është ndërtuar nga Mehmet Pashë Bushati, në vitin 1768 dhe është ura më e madhe që ka mbetur nga periudha e Perandorisë Osmane në Shqipëri, e për këtë ka fituar statusin si monument kulturor i kategorisë së parë
Vendndodhja e saj është në fshatin Mes, rreth 5 km në verilindje të Shkodrës. Gjatë viteve ka shërbyer për të lidhur Drishtin me Shkodrën. Pozicioni ku ngrihet ura është vend piktoresk dhe bukurinë ia shton edhe më shumë uji i kristaltë i lumit Kir që kalon nën të.
Ura është e ndërtuar me pllaka të lëmuar të gurit ndërsa traseja është bërë me pllaka guri. Ajo posedon gjithsej trembëdhjetë harqe jo simetrike. Ka një gjatësi prej 108 m, me gjerësia 3 .40 m që do të thotë se është ura më e gjatë që ka mbetur nga periudha e Perandorisë Osmane.
Sipas të dhënave, ajo është ndërtuar në dy faza. Faza e parë përfshin ndërtimin e harkut qëndror dhe 3 te tjerëve pranë, dy në të majtë e një në të djathtë. E kur lumi Kiri mbuloj urën, atëherë u ndërtuan harqet e vogla si ndihmesë në secilin skaj; kjo quhet faza e dytë e ndërtimit.
Shumë vizitorë që zgjedhin ta shijojnë këtë perlë të Shqipërisë, përveçse mahniten me këtë mrekulli në fund freskohen me ujin e lumit Kir për t’u kthyer të çlodhur nga aty.
Ura e Mesit konsiderohet si monument i rrallë për teknikën e ndërtimit dhe vlerave arkitektonike andaj dhe ka fituar epitetin simbol i qytetërimit të lashtë.
Eja edhe ti dhe njihu nga afër me trashëgiminë tonë kulturore.