Botimi i kësaj vepre ka qenë projekt i Institutit të Edukimit, Trashëgimisë dhe Turizmit. Ky vëllim poetik është një përpjekje serioze drejt poezisë bashkëkohore, ku liria e fjalës, vargu i shkujdesur me plot figura metaforike, e bëjnë këtë libër të dashur për  çdo lexues.

Autorja e këtij libri, një vajzë e re, plot ëndrra e zhgënjime, që e sheh botën me sytë e zemrës. Edhe pse askush nuk arrin ta kuptojë, ajo gjen prehje nga vargjet që i burojnë nga thellësia e shpirtit. Poezitë e këtij vëllimi përshkohen nga një mori ndjesish, ku ndërthuren bukur ndjenjat e revoltës, fajit dhe pasigurisë, apo pështjellimet mes urrejtjes dhe dashurisë. Këto vargje modeste, por me një mesazh të fortë, i ftojnë lexuesit të reflektojnë mbi realitetin e  hidhur dhe veset e shoqërisë. Por në një tjetër këndvështrim, besimi në vetvete dhe forca e të qenit femër triumfon mbi çdo paragjykim dhe mendësi paranojake.

Titujt janë zgjedhur me një qëllim të qartë, të grishin në imagjinatë për të kuptuar botën shpirtërore të autores. Edhe pse me nota pesimizmi të theksuara, ato janë të denja për përmbajtjen e secilës poezi. Vëllimi përmbyllet ,e poezinë me të njëjtin titull “Vetëm mëkatarët qajnë”. Edhe pse duke paska kontradiktore, autorja e fton lexuesin në një debat të hapur. Disa mendojnë se mëkatarët janë të vetëdijshëm për fajin që kryejnë dhe as nuk dergjen aspak në lot pendese. Për disa të tjerë, ata janë njerëz dhe e vuajnë njësoj mëkatin e bërë.

Gjithsesi, mëkatarë ose jo, secili nga ne mund të gjejë copëza jete në poezitë e këtij vëllimi, ku autorja shpreh një botë të trazuar shpirtërore, përmes një fjalori të pasur nga ana emocionale.

Autore:                Erblina Luma

Numri i faqeve:  117

Viti i botimit:      2022