Meqenëse popullsia e Korçës përbëhet nga muslimanë e të krishterë, kjo ka bërë që midis veshjeve të të dy feve të ketë pasur dallime.
Në fshat këto dallime vazhduan, ndërsa në qytet, që nga çereku i fundit i shek. XIX veshja qytetare ishte e njejtë si për muslimanët ashtu edhe për të krishterët.
Që atëherë gratë e reja korçare, të krishtera e muslimane, visheshin sipas modës europiane të kohës, me fustan stofi e mëndafshi, me funde të gjata e të gjera, me polka e tunika me trup të ngushtë, me mëngë të gjata e shumë të gjera te supi.
