Durrës, 03-05 Korrik 2020
Departamenti i Edukimit në IETT ia kushtoi organizimin e radhës fëmijëve, të cilët prej muajsh për shkak të situatës pandemike nuk mundën të shijonin lojrat e tyre. “Weekends Summer Camp 2020” ishte një risi që u ofrua për moshat 8-12 vjec, mes ajrit të freskët të kodrave të Durrësit, e cila rezultoi pozitive dhe e mirëpritur nga pjesëmarrësit.

Aktivitetet ishin të larmishme gjatë tre ditëve ku u ndërthurën mjaft bukur seancat mësimore anglisht me lojra të ndryshme të cilat nxorën në pah aftësitë gjuhësore, komunikuese, sociale dhe krijuese te fëmijët.

Pjesë e programit gjatë tre ditëve ishin ‘Lufta’ me tollombacet me ujë, Dodge ball, Snacks e pije të freskëta, lojra mos u nxeh, chalk/sticker twister, filma të animuar me kokoshka artet & kraftet, minikampingu në kopësht, gjuetia e thesarit, lojra me monedha në pishinë, gara noti, karaoke, këndimi i këngëve rreth zjarrit artificial të kampit, basketboll, volejboll, ndezja e fenerit të dëshirave e shumë të tjera.
Kampi përfundoi me një festë në pishinë, me një përzgjedhjeje këngësh të filmave të animuar si dhe shpërdarje të certifikatave të pjesëmarrjes.

“Be a happy Camper!”