Xhamia e Beqarëve përfaqëson arritje të lartë ndërtim në mesin e objekteve të kultit në qytetitn e Beratit.
Xhamia është një monument tepër i rëndësishëm e me vlera të shumta arkitekturore për qytetin e një mbi një dritarëve. Ajo ndodhet në pjesën e poshtme të lagjes Mangalem, buzë rrugës kryesore të Beratit.
Është e ndërtuar me dy kate në mënyrë që t’i përshtatet terrenit të pjerrët.
Po të vështrohet nga jashtë, menjëherë bie në sy minarja  jo e gjatë, e cila ngrihet mbi një bazament prizmatik, ku trupi i saj i ulët është shumëfaqësh.
Salla e lutjeve është e shtruar me rrasa guri dhe ndriçohet prej dritareve të vendosura në dy radhë, në të katër faqet anësore. Në faqen jugore të saj gjendet edhe mihrabi. Pas ndërhyrjeve restauruese, salla është mbuluar me tavan të riformuar.
Vlera e xhamisë qëndron tek pikturat e bukura murale të jashtme, tek punimet e holla të brendshme në dru si dhe në përgjithësi tek realizimi arkitektonik i saj. Të gjitha muret (me përjashtim të portikut) janë të suvatuar dhe pikturuar me motive të ndryshme islame. E sipas një mbishkrimit që ruhet në të, rezulton që xhamia të jetë pikturuar në vitin 1827 – 1828.