Xhamia shekullore e Muradies, Vlorë

E ndërtuar nga “Mikelanxhelo i Orientit”, (pseoudonimi i arkitektit të njohur Mimar Sinani) Xhamia e Muradies është ndër monumentet më të spikatura të trashëgimisë kulturore.

Sipas një mbishkrimi që ka qenë i vendosur në hyrje, xhamia është ndërtuar në vitin 1542 me urdhërin e Sulltan Sulejmanit.

Ajo ndodhet në zemër të qytetit të Vlorës, pranë Sheshit te Flamurit. Objekti është i dukshëm prej të gjitha anëve, sepse në afërsi nuk është ngritur asnjë ndërtim.

Kohë më parë, xhamia ka pasur një portik, nga i cili sot ruhen vetëm gjurmët në murin verior. Element karakterizues është tamburi dymbedhjetë faqësh, i cili ngrihet mbi vëllimin kubik të sallës.

Ashtu si çdo xhami tjetër, edhe xhamia në fjalë posedon sallën e lutjeve, e cila ndriçohet nga pesë dritare të vendosura për çdo faqe. Në sallën e lutjeve hyhet nga porta e vetme që ndodhet në anën veriore, e cila mbulohet nga një hark i ulët. Përballë portës gjendet mihrabi në formë gjysmërrethi, kurse në ndërsa në anën djathtë të tij ndodhet minberi.

Minareja ka bazament poligonal dhe është e ndërtuar me gurë të gdhendur e dekorime në formë stalaktitesh në konsolin e kazanit.

Nga aspekti arkitektonik themi se Xhamia e Muradies përfaqëson një nga shembujt më të rëndësishëm të arkitekturës osmane në qytetin e Vlorës dhe jo vetëm.

Eja edhe ti!